
Pjesë e panelit në studion Skaner, Pano Xhixho beson se Elbasani dhe tifozët e tyre do t’u tregojnë kundërshtarëve në Superiore se si mbështetet skuadra.
Gazetari i njohur zbulon se verdheblutë janë ekipi që kanë shitur më shumë bileta këtë sezon në gjithë futbollin shqiptar.
“Elbasani ka shitur më shumë bileta se të gjitha skuadrat, madje më shumë edhe se ekipet e Superiores. Lekisone që vijnë nga një ekip i Kategorisë së Parë. Tifozët e Elbasanit. Elbasani dhe tifozët e Elbasanit do t’u tregojnë skuadrave të Superiores se si mbështetet ekipi në ndeshjet brenda dhe në transferta”, tha Xhixho.
Elbasani siguroi rikthimin në elitën e futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm, aty ku mungon prej sezonit 2008-2009.