Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Nuk është fundi i një kapitulli, por fillimi i një faze të re", Sebino Plaku: Mirënjohës të gjithëve

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk është fundi i një kapitulli, por fillimi i një
Sebino Plaku

Ditën e djeshme përfundoi me sukses edicioni i nëntë i kursit të të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli. Një ndër trajnerët që u diplomua është edhe Sebino Plaku.

Një hap shumë i rëndësishëm për ish-qendërsulmuesin, i cili tashmë ëhstë edhe ndihmës i Orges Shehit te Ballkani. Për këtë arritje, Plaku ka falenderime, ndërsa është mirënjohës për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Jam krenar të njoftoj se zyrtarisht kam fituar Licencën time UEFA Pro, certifikimin më të lartë të trajnerit në futboll. Kjo shënon kulminacionin e viteve të përkushtimit, mësimit dhe pasionit për lojën e bukur.

U jam thellësisht mirënjohës të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi—mentorëve, kolegëve, lojtarëve dhe miqve që më kanë mbështetur dhe sfiduar gjatë rrugës.

Ky nuk është vetëm fundi i një kapitulli por fillimi i një faze të re emocionuese në karrierën time si trajner.

Këtu është rritja dhe suksesi i vazhdueshëm brenda dhe jashtë fushës!

Falënderimi i takon zotit

Allahu është më i madhi”, ka shkruar ish-qendersulmuesi.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga