
Ditën e nesërme dhe skuadra e Laçit do të zhvillojë një ndeshje miqësore. Kurbinasit do të vihen përballë Valbonës, me ekipet që kanë rënë dakort për të zhvilluar këtë sfidë miqësore.
Në orën 15:00 ekipet do të zbresin në fushë dhe do të kërkojnë nëj rezultat pozitiv. Kjo do t’u shërbejë stafeve respektive të mbajnë në angazhuar futbollistët, pasi siç dihet kampionatet janë në pauzë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.
Ndërkohë vlen të theksohet se Francesco Moriero do të luajë ndeshjen e parë në stolin e Laçit, me italiani që do të shikojë më mirë gjendjen e futbollistëve që ka në dispozicion. Kjo sfidë do t’i shërbejë 55-vjeçarit të përgatitjet për duelin e Superiorës, me kurbinasit që do të presin Vllazninë në shtëpi më 19 tetor në orën 14:00.
View this post on Instagram