
Egnatia është mposhtur me rezultatin 4-0 nga Napoli. Miqësorja në Itali nuk pati histori, pasi napoletanët shënuan nga 2 gola për secilën pjesë.
Në përfundim të ndeshjes foli trajneri Antonio Conte. Timonieri i Napolit u duk i kënaqur me paraqitjen e të tijëve, që nuk pësuan gol.
“Kishte intensitet të madh. U kërkova djemve që të bënim së bashku fazën sulmuese dhe mbrojtëse. Mendoj se fakti që nuk pësuam gol është i rëndësishëm për vetëvlerësimin tonë. E përsëris, duhet të punojmë sepse mendimi im është që ne mund dhe duhet të përmirësohemi shumë, veçanërisht në menaxhimin e ndeshjes dhe në gjetjen e situatave për të cilat po stërvitemi. Është logjike që futbollistët të mos kenë probleme, por ne duhet t’i lavdërojmë këta djem dhe të mendojmë se çfarë po punojmë. Në nivel taktik mund të kemi disa përmirësime shumë të mira”, u shpreh Conte.