Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Moshat e Partizanit “bëjnë ligjin” në Shqipëri, “Demat e kuq” U-16 shpallen kampionë

Shkruar nga NEWSPORT
Moshat e Partizanit “bëjnë ligjin” në Shqipëri,
Partizani

Akademia e Partizanit këtë sezon ka qenë brilante, duke arritur të shpallet kampione me disa prej moshave. Ditën e sotme, “demat e kuq” të moshave U-16 janë shpallur kampionë.

“Arena e Demave” është “pushtuar” sot nga të kuqtë e vegjël. “Partizani U-16 ngre lart trofeun e titullit kampion në stadiumin "Arena e Demave". Skuadra e drejtuar nga trajneri Algert Hurdha pas barazimit 1 - 1 ndaj Vllaznisë, kurorëzoi sot një sezon të jashtëzakonshëm.

16 vjeçarët e kuq dominuan kampionatin e kategorisë superiore të kësaj moshe pa pësuar asnjë humbje. Përgjatë 26 javëve skuadra jonë rregjistroi 23 fitore dhe vetëm 3 barazime. Një tjetër titull i rëndësishëm, i cili e çon në tre numrin e trofeve të fituar në këtë sezon nga Akademia e Futbollit Partizani. Suksese të cilat përligjin vëmendjen, përkushtimin dhe investimin që klubi vazhdon ti kushtojë ekipeve të moshave.

Urime kampionëve tanë, e ardhmja e kuqe është e garantuar”, shkruan Partizani në faqen zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga