Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mbyllet java e 10-të, fitojnë Tepelena dhe Kastriotët

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllet java e 10-të, fitojnë Tepelena dhe Kastriotët
FSHF Sunday League

Ka përfunduar java e 10-të e kampionatit amator Sunday League 9×9. Në Grupin A, Primo MFC, Ju Ar Plast, Vatër, Dajti, Dymbëdhjeta, Kastriotët, Alpha Cross Fit dhe Coca Cola Tepelena fituan në sfidat e tyre.

Përballja më e fortë ishte ajo mes Friends Team – Ju Ar Plast, që prodhoi 10 gola dhe u mbyll me fitoren e Ju Ar Plast 4-6. FC Tigres dhe Kastriotët kryesojnë renditjen në Grupin A me pikë të barabarta 24.

Në Grupin B, Confucius, Urban, ATS, Citizens, FB Passion dhe Three Lions morën fitore në përballjet e tyre. U regjistruan edhe tre barazime në Grupin B: Immi – VILA-L 1-1, Gaia Triumph – MD 4-4 dhe Antigonean – FC Luminesen 1-1.

Pas përfundimit të javës së 10-të, skuadra e ATS mban vendin e parë në grupin B me 23 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga