Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve në futboll, FSHF organizon trajnimin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve në futboll, FSHF organizon
Trajnimi nga FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me organizatën “Terre des Hommes” në Shqipëri ka organizuar trajnimin e radhës në kuadër të fushatës sensibilizuese të mbrojtjes dhe sigurisë së fëmijëve në futboll.

Në këtë trajnim që u organizua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” morën pjesë përfaqësues të departamenteve të ndryshme në FSHF që punojnë me futbollin e fëmijëve, përfaqësues nga klubet e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe përfaqësues nga akademitë e futbollit në Tiranë.

Pjesëmarrësit u njohën me njohuritë bazë për çështjen e mbrojtjes së fëmijëve në futboll, për të rritur ndërgjegjësimin dhe parandalimin e rasteve të abuzimit apo diskriminimit të fëmijëve në futboll.

Prej kohësh FSHF ka hartuar politikat e saj për mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së fëmijëve në futboll, duke u bazuar edhe në direktivat dhe udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s, ndërsa këtë radhë pjesë e fushatës janë klubet dhe shoqatat rajonale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga