Një tjetër çështje për të cilën Armand Duka foli në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme 2024 ishte edhe Ligji i sponsorizimeve. Kreu i FSHF-së dha lajmin e madh dhe siç duket kërkesa kryesore për një ligj të ri për sponsorizimin është rikthyer edhe një herë në nivele të larta.
Sipas Dukës kanë nisur bisedimet me qeverinë dhe palët janë shumë afër marrëveshjes mes tyre. Kjo është një lajm i mirë për ekipet dhe për zhvillimin e futbollit shqiptar.
“Për në fund, por jo më pak i rëndësishmë është lajmi për Ligjin e Sponsorizimeve. Kemi nisur bisedimet me Qeverinë dhe besoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur drejt finalizimit. Ky ligj do të jetë shumë i mirë për ekipet në zhvillimin e futbollit.
Për të arritur suksesin dhe që të jemi sa më kompetitiv nevoiten 3 element të fortë. Talent, fat dhe punë. Dy të parët i ka në dorë zoti, por ne nëse bëjmë më të mirën tonë me të 3-tin atëherë do të arrijmë rezultate fantastike. Me punë, punë dhe vetëm punë do të mund të ecim përpara”, ka deklaruar kreu i FSHF-së.
Kërkohet që qeveria t’i japë një dorë sportit dhe një mbështetje e tillë do të iishte fitimprurëse për të gjitha palët. Një buxhet më i lartë në dispozicion të sportit do të krijonte një bazë të shëndoshë për arritje më të mëdha sportive, që do të përkthehen në më shumë të ardhura nga aktivitetet ndërkombëtare. Mjafton të kujtojmë të ardhurat e përfituara nga ekipi ynë kombëtar më pjesëmarrjen në “Euro 2016”, të klubeve të futbollit në kupat e Evropës apo nga shitja e futbollistëve, mund të krijojmë një ide për përfitimet që do të kenë të gjitha palët.