
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur të mposhtë ditën e sotme Kroacinë me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për Grupin B4 të Nations League. Pak ditë më parë vajzat kuqezi arritën një fitore po ndaj ekipit kroat me shifrat e thella 4-0 në “Loro Boriçi”. Pas fitores së sotme, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka reaguar.
????⚽ Dy fitore fantastike në pak ditë, urime vajzave të Kombëtares dhe stafit kuqezi
Ta nisësh me gol të pësuar dhe të reagosh, është një shenjë rritjeje dhe pjekurie dhe vajzat tona e treguan edhe në ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë me fitoren 2-1 që arritën.
Gëzohem shumë për këto dy fitore, që do u shërbejnë vajzave tona si motivim për të ardhmen. Le të besojmë, të përpiqemi të marrim sa më shumë rezultate të tjera pozitive dhe të shohim sa më shumë vajza që duan t'i bashkohen sportit të bukur të futbollit! ⚽”, shkruan presidenti Duka.