
KF Shiroka
Shiroka nuk ndalet në Kategorinë e Tretë. Skuadra nga Shkodra ka arritur të fitojë kundër Himarës dhe regjistron suksesin e dytë radhazi në nivelin e katërt të futbollit shqiptar.
Shirokasit kanë marrë 3 pikët në transfertë dhe madje me rezultat tenistik 2-6 ndaj himariotëve. Klubi jugor nuk qe i aftë të përballlonte stuhinë e KF Shiroka. Lojtarët e fanelës blu u panë mjaft të gëzuar në festimet që plasën në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të sfidës.
Kështu, klubi nga veriu regjistron fitoren e dytë pas asaj me Klosin dhe ngjitet në tabelë me 10 pikë tashmë e në vend të 3-të.
Poll