Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kampionati i moshave/ Shënkolli U-13 shpallet kampion i “Abissnet Superiore”

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati i moshave/ Shënkolli U-13 shpallet kampion i “Abissnet
Shënkolli U-13

Shënkolli U-13 u shpall zyrtarisht ekipi kampion në kampionatin “Abissnet Superiore” U-13. Në Lezhë u zhvillua sot edhe ndeshja e fundit ndaj Apolonisë, me sfidën që përfundoi me fitoren e Shënkollit 3-0.

Një ndeshje e bukur që u dominua nga Shënkolli U-13, që këtë sezon ka bërë mjaft mirë në kampionat.

Në 27 ndeshje të luajtura, Shënkolli U-13 ka fituar 22 sfida, ka barazuar dy dhe ka humbur vetëm tre ndeshje.

Në ceremoninë e organizuar në përfundim të ndeshjes nga Federata e Futbollit, ishte legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, ai i cili i dorëzoi lojtarëve të Shënkollit medaljet dhe trofeun e kampionit për grupmoshën U-13 për këtë edicion futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga