Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kampion me Partizanin, klubi i kuq reagon për ndarjen nga jeta të Sefedin Brahos: Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbin një legjendë

Shkruar nga NEWSPORT
Kampion me Partizanin, klubi i kuq reagon për ndarjen nga jeta të
Sefedin Braho

Futbolli shqiptar është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Sefedin Brahos. Ish-futbollisti i Luftëtarit dhe Partizanit është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Braho në karrierën e tij futbollistike ka kontribuar edhe për Kombëtaren shqiptare, ndërsa ka ngritur lart një titull kampion me Partizanin. Për ndarjen nga jeta të tij ka reaguar klubi i kuq në rrjetet sociale.

“LAMTUMIRË SEFEDIN BRAHO!

Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbin një legjendë

Me keqardhje të thellë përcjellim sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 72 vjeçare të Sefedin Brahos. Ish sulmuesi i Luftëtarit dhe kombëtares shqiptare ka qenë pjesë edhe e Partizanit, skuadër me të cilën do të luante për 2 vite 1972 - 1974 duke fituar edhe një titull kampion me të kuqtë.

Me një shpejtësi natyrale, e kombinuar me topin në lëvizje, driblimi, ishin cilësitë që e karakterizonin sulmuesin gjirokastrit, aftësi që i ka mahnitur të gjithë.

Klubi i Futbollit Partizani dhe veçanërisht presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe legjenda Sefedin Braho”, thuhet në postimin e klubit kryeqytetas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga