Federata e Futbollit ka ngritur prej një viti një grup pune për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për moshën U-17.Në mbledhjen e fundit të organizuar nga ky grupi pune u ndanë informacione rreth situatës, problemeve të zgjidhura dhe atyre që presin ende zgjidhje.
Tashmë janë konfirmuar katër stadiumet ku do të luhen ndeshjet: “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Arena Egnatia” dhe “Niko Dovana” si edhe fushat ku do të stërviten ekipet dhe hotelet ku do të qëndrojnë. Infrastruktura është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më të diskutuara, por jo e vetmja ndër to.
Disa kompani në Shqipëri kanë shfaqur interes të jenë sponsor të këtyre finaleve, ndërsa një çështje e diskutuar ishte edhe çmimi i biletave për çdo ndeshje dhe promocionet e ndryshme.Strategjia e komunikimit për mbulimin mediatik të këtyre finaleve si edhe programi i vullnetarëve ishin gjithashtu në fokus të kësaj mbledhjeje.