
Enea Jorgji me Ridiger Cokajn dhe Denis Rexhen
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, një nga propozimet kryesore ishte pajisja me uniforma të reja për të gjithë arbitrat që gjykojnë në kampionatet kombëtare, si dhe për anëtarët e Akademisë së Arbitrimit.
Ky propozim u miratua me unanimitet dhe do të hyjë në fuqi duke nisur nga edicioni i ri futbollistik. Të gjithë arbitrat e kategorive kombëtare, si edhe pjesëmarrësit e Akademisë së Arbitrimit, do të pajisen me uniforma të reja, duke përmirësuar kushtet dhe imazhin e tyre në fushë.
Kostoja totale e projektit do të mbulohet plotësisht nga Federata e Futbollit.
Poll