Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FUTSALL/ Nis sezoni i ri i futbollit në sallë, FSHF çel aplikimet e reja

Shkruar nga NEWSPORT
FUTSALL/ Nis sezoni i ri i futbollit në sallë, FSHF çel
FUTSALL

Edicioni i ri i Kampionatit Kombëtar të Futsallit, që organizohet nga FSHF do të ngrejë siparin gjatë muajit dhjetor. Aplikimet për t’u bërë pjesë kanë nisur dhe Federata e Futbollit fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë me skuadrat e tyre në Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë në Futsall.

Ky kampionat do të jetë i veçantë, pasi këtë sezon do të aplikohet skema e “Final 4”. Ekipi kampion do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Futsal Champions League.

Gjithashtu, FSHF ka hapur aplikimet për organizimin e kampionatit U-19 dhe kampionatit të vajzave në Futsall.

Kampionati i grupmoshës U-19 është i domosdoshëm për vazhdimësinë dhe në të ardhmen synohet krijimi i ekipit Kombëtar të Futsallit U-19. Ekipi kampion i këtij kampionati do të marrë pjesë në 'UEFA Youth Futsal Champions League'.

Edhe kampionati i vajzave në Futsall ofron një mundësi të rëndësishme, pasi në të ardhmen synohet krijimi i Kombëtares për Vajza në Futsall.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e email-it: [email protected] 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga