
Herald Marku ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë në aspektin personal me Flamurtarin. Mesfushori kuqezi i aka dalë që në 26 ndeshje, të shënojë 5 gola, duke qenë një nga pikat kyçe të ekipit vlonjat.
Ndërkohë që po shkëlqen në fushën e lojës, 28-vjeçari po mendon edhe për të ardhmen. Së fundmi, Marku ka marrë lincencën UEFA B, pas kursit që po zhvillon si trajner.

Sot u lincencuan plot 20 trajnerë të rinj në zonën e Fierit, teksa një prej tyre ishte pikërisht mesfushori i Flamurtarit. Duket se edhe pasi të heqë dorë nga futbolli i luajtur, 28-vjeçari s’do të largohet nga ky sport.
Një benefit pozitiv për mesfushorin është se gjatë kursit për trajner, është edhe një lojtar në fushën e lojës. Kjo pritet ta ndihmojë akoma më shumë, për të ardhmen e tij në profesionin e trajnerit.