Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

VIDEO/ Plas në futbollin e femrave, Koço Kokëdhima dhe drejtuesit e Apolonisë “mësynë” fushën, drejtoresha e Gramshit PUBLIKON PAMJET

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Plas në futbollin e femrave, Koço Kokëdhima dhe
Momenti kur Koço Kokëdhima futet në fushën e lojës

Ndeshja mes Apolonisë së vajzave dhe Gramshit e zhvilluar ditën e sotme, përfundoi 1-0 në favor të fierakeve. Këta të fundit u ndëshkuan me dy kartonë të kuq, duke dhënë 25 minuta shtesë në fund të duelit, për shkak të vonesave.

Shkak i vonesave ishte hyrja në fushë e drejtuesve të Apolonisë, së bashku me presidentin e klubit, Koço Kokëdhima. Ky i fundit protestoi ndaj vendimeve të arbitrit Dorian Maletaj. Në krahun tjetër, drejtoresha e Gramshit, Edonisa Aliu ka publikuar videon e këtij momenti në rrjetet sociale, duke denoncuar këtë rast.

“Që të gjithë na kanë frikë, kjo nuk diskutohet. Por që të futet Presidenti i Apolonisë, bashkë me zyrtarët e klubit në fushë për të dhunuar arbitrin e ndeshjes. Këtë nuk e kisha menduar. Ja ku e keni Presidentin Kokëdhima bashkë e zyrtarët e tij që godasin, shtyjnë, ofendojnë me fjalorin e rrugës arbitrat e ndeshjes. Turp Turp Turp!”, shkruan Edonisa Aliu në Instagram.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga