
Kombëtarja e vajzave U-16 nis nesër grumbullimin për turneun “UEFA Development”, që do të zhvillohet në vendin tonë nga datat 13 – 18 prill dhe që ka në fokus zhvillimin e futbollisteve të kësaj grupmoshe.
Në këtë turne do të marrin pjesë përfaqësueset e Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen më 13, 15 dhe 18 prill në “Shtëpinë e Futbollit”.
Trajnerja e skuadrës U-16, Cyme Lulaj, ka shpallur listën me 20 lojtaret e grumbulluara për këtë turne. 15 futbolliste janë pjesë e klubeve shqiptare të moshave, ndërsa pjesa tjetër vjen nga kampionatet jashtë vendit.
Shqipëria U-16 do të grumbullohet në Durrës dhe do të zhvillojë seancat stërvitore në kompleksin Tropikal.
Më poshtë lista me 20 lojtaret e thirrura nga trajnerja Cyme Lulaj:
