
Vllaznia - Dinamo Minsk
Në mbrëmje do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Vllaznisë së vajzave. Shkodranet do të presin në “Loro Boriçi” ekipin e Dinamo Minsk, duel i parashikuar për të filluar në orën 19:00.
Takim i vlefshëm për turin e dytë të Champions League dhe që kuqebluve iu duhet patjetër të fitojnë për të patur mundësinë të kualifikohen në finalen e këtij turi. Klubi padiksutim kërkon edhe mbështetjen e tifozëve për të arritur te fitorja.
Për këtë hyrja në stadium do të jetë falas dhe kjo do t’u japë mundësinë të gjithë tifozëve të mund të ndjekin ekipin nga shkallët e stadiumit.
Poll