Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

"Pritshmëritë tona, fitore në Tiranë dhe në Norvegji", trajnerja e kombëtares norvegjeze të femrave nuk "e llogarit" Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
"Pritshmëritë tona, fitore në Tiranë dhe në
Kombëtarja Norvegjeze e Femrave

Kombëtarja A e Femrave ka një takim të vështirë ndaj një eksponenti me eksperiencë në futbollin e femrave siç është Norvegjia. Kjo sfidë është në formën e një play-off me 2 ndeshje brenda pak ditësh. Ndeshja e parë na favorizon duke u luajtur në vendin tonë dhe nëse dalim me një rezultat pozitiv mund të shpresojmë t’i kalojmë vajzat norge.

Sfida e dytë luhet në kryeqytetin norvegjez në Oslo. “Nordikët” kanë shpalosur listën e lojtareve të ftuara për takimet me Shqipërinë. Këtë e ka bërë vetë menaxherja e përfaqësueses nordike, Gemma Grainger. Në skuadër janë kthyer mungesa si Mjelde dhe Hegerberg.

Trajnerja norvegjeze është shprehur se ka qenë e vështirë për të zgjedhur bazën e listës pasi ka shumë konkurencë në ekipin kombëtar. Ajo shprehet e bindur se vajzat e saj do të fitojnë dhe do të kalojnë më tej. Në radhët e Norvegjisë gjenden lojtare me klube si Fiorentina, Barcelona, Bayern Munchen, Atletico Madrid, Chelsea apo Lyon.

Ka qenë  një dhimbje koke bërja e listës. Të gjitha janë në dispozicion dhe kjo e shton konkurencën në ekip. Është mirë që janë kthyer dy vajzat që mungonin. Ne duam të bëjmë paraqitje të mira ndaj Shqipërisë, por edhe të fitojmë. Pritshmëritë tona janë të fitojmë në Tiranë dhe në Norvegji. Shqipëria ka një renditje të ulët, por kjo nuk duhet të na hutojë”, u shpreh Grainger.

Emri
Pozicioni
Klubi
Lindur
Betejat
Shënimi
Cecilie Hauståker Fiskerstrand
Portier
Fiorentina SPA
1996
51
0
Aurora Mikalsen
Portier
Klubi sportiv Brann
1996
20
0
Selma Panengstuen
Portier
Aleanca e Shoqatës Sportive Kolbotn
2003
0
0
Tuva Hansen
Mbrojtja
Bayern Munich
1997
44
1
Guro Bergsvand
Mbrojtja
Brighton & Hove Albion Women FC
1994
32
4
Maren Nævdal Mjelde
Mbrojtja
Ekipi Sportiv i Aleancës Arna-Bjørnar
1989
176
20
Marthine Østenstad
Mbrojtja
Klubi sportiv Brann
2001
2
0
Thea Bjelde
Mbrojtja
Vålerenga Futboll
2000
23
1
Emilie Marie Aanes Woldvik
Mbrojtja
Gratë LSK
1999
4
0
Mathilde Hauge Harviken
Mbrojtja
Rosenborg Ball Club
2001
25
0
Ingrid Syrstad Engen
Mesfusha
FC Barcelona
1998
76
6
Egër Bøe Risa
Mesfusha
Atletico Madrid
1995
76
2
Justine Kvaleng Kielland
Mesfusha
VfL Wolfsburg
2002
1
0
Frida Leonhardsen Maanum
Mesfusha
Arsenal Women F.C
1999
80
15
Lisa Fjeldstad Naalsund
Mesfusha
Manchester United Women FC
1995
22
0
Karina Sævik
Sulmi
Vålerenga Futboll
1996
54
8
Caroline Graham Hansen
Sulmi
FC Barcelona
1995
109
47
Guro Reiten
Mesfusha
Chelsea FC Women
1994
94
20
Celin Bizet Ildhusøy
Sulmi
Manchester United Women FC
2001
21
7
Signe Gaupset
Mesfusha
Klubi sportiv Brann
2005
2
0
Elisabeth Terland
Mesfusha
Manchester United Women FC
2001
34
9
Sophie Roman Haug
Sulmi
Liverpool FC
1999
23
12
Ada Martine Stolsmo Hegerberg
Sulmi
Lion
1995
82
47

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga