Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

“Përgëzime Kombëtares së vajzave”, presidenti Duka i lë ‘stafetën’ tifozëve: Angazhim maksimal të martën për kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
“Përgëzime Kombëtares së vajzave”, presidenti
Shqiperia vajza

Kombëtarja e vajzave triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Estonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Le Coq Arena’ në Tallin pasditen e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima mori tre pikët e radhës, duke u renditur tashmë në vendin e parë në grupin C5. Golat për vajzat kuqezi u shënuan nga Fortesa Berisha dhe Qëndresa Krasniqi.

Të martën luajmë ndeshjen e fundit ndaj Luksemburgut në Elbasan Arena dhe një rezultat pozitiv i kalon vajzat në fazën Play-Off si dhe ngjiten në Ligën B. Pas këtij sukesei, presidenti Armand Duka ka përgëzuar vajzat dhe u bën thirrje tifozëve për mbështetje të martën.

“Përgëzime Kombëtares së vajzave. Një fitore me shumë vlera ajo e Kombëtares sonë të vajzave ndaj Estonisë në transfertë me rezultatin 1-2. Besimi deri në fund për të fituar u shpërblye dhe tani na duhet angazhim maksimal të martën kundër Luksemburgut në "Elbasan Arena".

Inkurajoj vajzat tona para kësaj sfide dhe pres që tifozët në Elbasan të jenë në mbështetje të skuadrës në këtë ndeshje vendimtare për vendin e parë në grup”, shkruan Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga