Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

"Pensionimi" i Sara Maliqit, reagon Armand Duka: Nuk është e lehtë që një vajzë të luajë futboll, faleminderit Sara!

Shkruar nga NEWSPORT
"Pensionimi" i Sara Maliqit, reagon Armand Duka: Nuk është e
Sara Maliqi & Armand Duka

Mbrojtësja e Kombëtares shqiptare, Sara Maliqi luajti dje ndaj Luksemburgut ndeshjen e fundit në radhët e përfaqësueses kuqezi,  pas vendimit të saj për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Maliqi vendosi që të varë këpucët në gozhdë në moshën 28-vjeçare dhe ndeshja e fundit me Kombëtaren ndaj Luksemburgut në stadiumin “Elbasan Arena” ishte e fundit për Sarën, e cila ka qenë një nga lojtaret kyçe dhe nga më kontribueset në futbollin e vajzave në Shqipëri.

Pikërisht për Maliqin, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, ku falenderon të ashtuquajturën tashmë, ish-futbollisten.

Postimi i Armand Dukës:

Faleminderit Sara Maliqi!
Për një vajzë të luajë futboll nuk është e lehtë, jo vetëm në Shqipëri.
Sara Maliqi, mbrojtësja e Kombëtarës sonë, besoi tek ëndrra e saj dhe ia doli të bëhej futbolliste profesioniste.
Arriti të vishte fanellën e Kombëtares, 58 herë, fitoi tituj me Vllazninë dhe provoi edhe shijen e UEFA Women's Champions League!
Dje luajti ndeshjen e saj të fundit, me Kombëtaren e saj, dhe e mbylli me fitore! Ishte vetëm një prej tyre, pasi Sara nga sporti i bukur i futbollit fitoi shumë!
Ne shpresojmë shumë që të kemi sa më shumë vajza si Sara, që të japin kontributin e tyre në futbollin shqiptar dhe në Kombëtare!
Faleminderit Sara!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga