Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Tirana siguron biletën për në gjysmëfinale, gjithçka e hapur në grupin A dhe B

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë për vajza/ Tirana siguron biletën për
Gramshi-Partizani Femra

U luajtën kete fundjavë ndeshjet e dyta të Kupës së Shqipërisë për vajza.

Apolonia mposhti Gramshin në sfidën e grupit A me rezultatin 3-0. Fieraket dominuan takimin, duke shënuar tre gola që në pjesën e parë. Gjithçka është ende e hapur në grupin A, teksa Apolonia dhe Gramshi renditen me nga tre pikë ndërsa Partizani në vendin e tretë me 0 pikë. Sfida e fundit e grupit do të luhet mes Apolonisë dhe Partizanit.

Në grupin B, Egnatia mori gjithashtu fitoren e parë në grup duke mundur Kinostudion me shifrat 4-2. Një fitore që i ngjit rrogozhinaset në vendin e parë me 3 pikë, po aq sa Kinostudio. Edhe në këtë grup gjithçka mbetet ende e hapur, teksa ndeshja e fundit do të luhet mes Egnatias dhe Laçit.

Sakaq, në grupin C, Tirana siguroi biletën për në gjysmëfinale pasi fitoi ndaj Teutës me shifrat 4-3. Ndeshja e fundit e grupit do të luhet mes Teutës dhe Lushnjes.

Në gjysmëfinale do të kalojnë tre ekipet e renditura në vendet e para të çdo grupi dhe vendi i dytë më i mirë.

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Tirana siguron biletën për
Kupa e Shqipërisë për femra

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga