Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Apolonia triumfon në finale, mposht me “manita” Egnatian

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë për vajza/ Apolonia triumfon në finale,
Apolonia

Apolonia ka triumfuar për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian me rezultatin e thellë 5-1. Vajzat fierake dominuan ndeshjen në “Arenën e Demave”, duke mos e diskutuar në asnjë moment finalen. Apolonia shënoi 4 gola që në pjesën e parë me Tenutti De Souza (x2), Klea Hamonikajn dhe Ahlice Da Silvën.

Egnatia shënoi një gol në pjesën e dytë me Kejsi Pucën, ndërsa rezultatin final e vendosi Vanesa Levendi, që shënoi golin e pestë për Apoloninë. Ndeshja u mbyll me fitoren e madhe të Apolonisë 5-1.

Pas përfundimit të ndeshjes u organizua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të Kupës së Shqipërisë. Specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka, i dorëzoi Kupën e Shqipërisë për vajza ekipit të Apolonisë.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga