Teuta vajza
Pas emocioneve të Kupës së Shqipërisë për vajza, rikthehet kampionati me fazën e dytë dhe vendimtare të sezonit, nga ku do të përcaktohen edhe katër ekipet që do të sigurojnë një vend në “Final 4”.
Java e 10-të pritet të jetë mjaft e bukur, ndërsa sot luhet vetëm një ndeshje. Sfida që do të luhet ditën e sotme për të hapur javën e 10-të të kampionatit, do të jetë ajo mes Teutës dhe Lushnjës.
Pasi arritjes historike dhe kualifikimit për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë, Teuta rikthehet në kampionat me objektiva të qarta. Sfida është planifikuar të luhet në orën 14:00.
Poll
