Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kampionati i vajzave/ Java e 8-të sjell sfida interesante. Partizani pret Gramshin, Teuta sfidon Vllazninë në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati i vajzave/ Java e 8-të sjell sfida interesante. Partizani pret
kampionati i vajza

Kampionati i vajzave rikthehet këtë të shtunë pas pauzës së detyruar nga ndeshjet e Kombëtares A dhe asaj U-19. Të gjitha ndeshjet e javës së 8-të do të zhvillohen të ndara në tre ditë, të shtunën, të dielën e të hënën.

Kjo javë premton duele mjaft interesante. Të shtunën do të luhen dy sfidat më interesante të javës. Partizani pret Gramshin në shtëpi në ora 14:00. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Teutës.

Kinostudio – Apolonia do të luhet të dielën në ora 10:00 në QSK Kamëz, ndërsa sfida përmbyllëse e javës do të luhet të hënën mes Lushnjës dhe Egnatias. Skuadra e Atletik Klub këtë javë do të jetë pushim.

Kategoria Superiore për vajzave – JAVA 8

E shtunë, më 6 dhjetor
Partizani – Gramshi, 14:00
Vllaznia – Teuta, 14:00

E diel, më 7 dhjetor
Kinostudio – Apolonia, 10:00

E hënë, më 5 dhjetor
Lushnja – Egnatia, 13:00

Poll

Lexo gjithashtu