Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kampionati i vajzave/ Java e 11-të sjell ndeshje interesante, Vllaznia – Partizani kryesfida

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati i vajzave/ Java e 11-të sjell ndeshje interesante, Vllaznia
Partizani - Vllaznia

Java e 11-të e kampionatit të vajzave nis këtë të premte, duke premtuar katër sfida interesante dhe emocionuese.

Sfida hapëse e kësaj jave do të zhvillohet më 20 shkurt, ku Kinostudio do të përballet me Atletik Klub në Kamëz në ora 15:00.

E shtuna do të presë dy sfida të tjera mjaft të rëndësishme për ecurinë e kampionatit. Vllaznia pret Partizanin në shtëpi në ora 14:30, që është pa diskutim kryesfida e kësaj jave. Shkodranet kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive drejt titullit të radhës kampion ndërsa Partizani do të marrë tre pikët e para në këtë fazë të dytë të kampionatit.

Nga ana tjetër, në të njëjtën orë do të zhvillohet takimi Egnatia – Teuta. Durrsaket e kanë nisur mjaft mirë fazën e dytë pas fitores së thellë ndaj Lushnjes dhe duan të vijojnë me të njëjtin ritëm.

Sfida Lushnja – Gramshi do të mbyllë javën e 11-të, me sfidën që do të luhet të dielën në ora 14:30.

JAVA 11

Kinostudio – Atletik Klub, 20 shkurt, ora 15:00

Vllaznia – Partizani, 21 shkurt, ora 14:30

Egnatia – Teuta, 21 shkurt, ora 14:30

Lushnja – Gramshi, 22 shkurt, ora 14:30

Poll

Lexo gjithashtu