Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Fundjavë kundër vajzave bardheblu", ultrasit e Elbasanit "thumbojnë" tifozët e Tiranës para ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
"Fundjavë kundër vajzave bardheblu", ultrasit e Elbasanit
Ultrasit verdheblu

Tifozët ultras nuk thumbohen vetëm në futbollin profesionist të meshkujve, por edhe në futbollin e femrave. Elbasani do të udhëtojë në transfertë në fundjavë për t’u përballur me Tiranën e femrave.

Një ndeshje e rëndësishme që “Tigrat verdheblu” do të jenë në mbështetje të femrave, ashtu siç kanë konfirmuar dhe në rrjetet sociale.

“Kjo fundjavë na gjen në transfertë kundër vajzave bardheblu. Nisim javën anti mi që për momentin nuk dihet ende se cila do jet puseta e radhës se ku do të fshihen.

Lajmërojmë çdo antarë i madh dhe i vogël që të përgatiten për OnTourin e radhës si në fazën e parë.

TIGRAT OnTour

Detajet e transfertës dalin ditët në vazhdim pasi ekipi me vija dhe tifogrupi me jabanxhi nuk e kan idenë akoma se ku e kanë shtëpinë e radhës me qera ditore.”, shkruan tifogrupi Ultras Tigrat Verdheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga