Trajneri Grima i Kombëtares së Vajzave ka zhvilluar sot seancën e fundit të përgatitjeve me Norvegjinë. Stërvitja është zhvilluar pasdite dhe në stadiumin “Loro Boriçi” pikërisht aty ku do të përballen femrat shqiptare.
Gjatë përgatitjeve të fundit ka patur ushtimre fizike, atletike dhe nga ato të tipit fizioterapistike. Vajzat “KuqeZi” janë parë duke dribluar, vrapuar si dhe duke kkordinuar me njëra-tjetrën. Trajneri i Kombëtares u ka bërë vërejtje dhe është munduar që t’i mbajë sa më shumë të karikuara. Nesër pritet një mbështetje nga tifozeria shkodrane duke qenë se qyteti i tyre është mësuar me futbollin e gjinisë tjetër, pasi KFF Vllaznia ka vite, në mos dekadë që ka vendosur “veton” në Superligën Shqiptare për Femra.
Të mërkurën futbollistet femra i pret një kundërshtar që i kaq ejf goleadat dhe nuk toleron. Norvegjia punon deri në fund që të shënojë dhe ka një stol të pasur që ka po të njëjtën etje si formacioni. Shpresojmë me bindjen se vajzat e Grimës do dinë të shfrytëzojnë ambientin për të korrur një sukses.