Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Edicioni i ri i kampionatit të vajzave ngre siparin këtë fundjavë, spikat derbi Vllaznia – Atletik Club

Shkruar nga NEWSPORT
Edicioni i ri i kampionatit të vajzave ngre siparin këtë
Kampionati i vajzave

Kampionati i ri i futbollit të vajzave nis këtë fundjavë me sfida interesante që çelin javën e parë të sezonit.  Dy ndeshjet e para të javës së parë do të luhen ditën e shtunë.

Lushnja – Teuta do të jetë sfida hapëse e sezonit të ri, e planifikuar të luhet të shtunën në ora 13:00. Sakaq, një orë më vonë është programuar të nisë sfida tjetër e javës, Egnatia – Apolonia.

Të dielën do të luhet ndeshja derbi, Vllaznia – Atletik Club, në ora 15:30.

Në këtë javë të parë, Partizani nuk do të zbresë në fushë, për shkak të numrit të ekipeve pjesëmarrëse, që këtë sezon janë gjithsej 9. Ndeshja tjetër e javës, Kinostudio – Gramshi, është shtyrë për një datë tjetër.

KATEGORIA SUPERIORE PËR VAJZA – JAVA 1

E shtunë, më 27 shtator
Lushnja – Teuta                               13:00
Egnatia – Apolonia                         14:00

E diel, më 28 shtator
Vllaznia – Atletik Klub                  15:30

Kinostudio – Gramshi                   E shtyrë
Partizani                                             Pushim

Poll

Lexo gjithashtu