Kombëtarja shqiptare e vajzave ditën e sotme do të zbresë në fushën e lojës. E gjithë vëmendja do të jetë në “Loro Borici”, ku vajzat kuqezi do të presin Norvegjinë në orën 16:00.
Takim ky i vlefshëm për raundin e parë të “Play-Off” për Europianin “Zvicër 2025”. Një sfidë shumë e rëndësishme kjo për vajzat tona, që do të kërkojnë ndaj nervegjezeve vetëm 3 pikët.
Mbështetja e tifozëve nuk pritet të mungojë, të cilët për kuqezinjtë janë lojtari i 12-të. Kombëtarja jonë prej ditësh ka zhvilluar përgatitje intensive për këtë përballje, me Armir Grimën që ka përgatitrur çdo gjë në detaj për këtë sfidë.
Poll