Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Armand Duka reagon për suksesin e Kombëtares së vajzave: Urime, jemi 1 hap larg Kampionatit Europian

Shkruar nga NEWSPORT
Armand Duka reagon për suksesin e Kombëtares së vajzave: Urime,
Kombetarja e vajzave

Kombëtarja shqiptare e vajzave ditën e djeshme ia doli më së miri të fitonte ndaj Luksenburgut. Vajzat kuqezi triumfuan 3-1 dhe tashmë i mbyllin kualifikueset e Euro ‘Zvicër 2025’ në vendin e parë në grup.

Ekipi i drejtuar nga Armir Grima fitoi 3 nga 4 ndeshjet dhe në këtë mënyrë realizon një nga obejktivat e Kombëtares, e cila tashmë falë këtij suksesi ngjitet në Ligën B. Vajzat kuqezi janë kualifikuar për në fazën “Play-Off” dhe tashmë janë vetëm 1 ndeshje larg historisë dhe mundësisë për t’u kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Europian.

Për këtë sukses ka reaguar Armand Duka në rrjetet sociale. Kreu i FSHF shprehet mjaft i lumtur për arritjen e Kombëtares së vajzave, ndërsa iu uron suksese në sfidat e radhës.

“Urime Kombëtares së vajzave nën drejtimin e trainerit Armir Grima për fitoren e pastër 3-1 kundër Luksemburgut.

Me këte fitore ekipi kombëtar i vajzave mbylli një edicion fantastik, ku në katër ndeshje të zhvilluara fitoj tre prej tyre dhe u rendit i pari.

Me rezultatet në fushë vajzat realizojnë objektivin dhe ngjiten një kategori më lart, në Ligën B. Përgëzime vajzave tona, trajnerit Armir Grima dhe stafit të tij për arritjen e objektivit.

Si kryesueset e grupit, vajzat do të përballen në play-off për pjesëmarrje në Kampionatin Europian 2025, që zhvillohet në Zvicër.

Uroj që ta kalojme dhe këtë e të jemi për herë të parë në histori edhe me vajzat në një Kampionat Europian”, shkruan Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga