Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ditë speciale për shqiptarët anembanë botës, klubi shqiptar emocionon nga Gjermania

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë speciale për shqiptarët anembanë botës, klubi
FC Besa

Sot në këtë ditë feste si Dita e Pavarësisë ka ardhur një lajm tepër i gëzueshëm. Në këtë ditë të shenjtë të Shqiptarisë anembanë botës është themeluar një klub i ri shqiptar.

Bëhet fjalë për FC Besa në qytetin Essen të Gjermanisë. Ky ekip është ngritur rishtazi në shtetin perëndimor dhe më 28 nëntor feston edhe siparin e ngritjes edhe Ditën e Flamurit.

Kjo skaudër është risia më e  fundit në tregun e klubeve të diasporës shqiptare. Data normalisht që është një faktor që bie në sy, pasi është zgjedhur pikërisht simbolika e një dite simbol. Sokol Kolmaka tregon në rrjetet sociale se kjo datë është vendosur për arsye të asaj se çfarë përfaqëson.

FC Besa Essen e.V përfaqëson shqiptarët dhe vlerat e tyre. Skuadra mishëron frymën e bashkimit dhe ‘Besës’ nga merr dhe emërtimin. Besa është simboli i nderit e besnikërisë, virtyte të moçme shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga