Sot është Dita Botërore e Futbollit. Një ditë e veçantë për të gjithë futbollistët dhe sportdashësit, të cilët ndjekin dhe japin kontributin e tyre në një nga lojëraty më të dashura në të gjithë botën.
Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale pikërisht për Ditën Botërore të Futbollit. Presidenti i Partisë së Lirisë ka theksuar se të gjitha fushat në Shqipëri të jenë pa pagesë në mënyrë që shumë të rinj dhe të reja të stërviten për të prekur më pas ëndrrën e tyre të madhe kombëtaren kuqezi.
“???? Kur futbolli të rrëmben edhe pa uniformë!
⚽ Dita Botërore e Futbollit, na kujton sot nevojën për më shumë fusha sportive pa pagesë, në Tiranë dhe kudo në Shqipëri, në mënyrë që djemtë por edhe vajzat, të luajnë dhe të stërviten, sidomos ata që e kanë ëndërr të veshin me krenari fanelën e Kombëtares Kuq e Zi!
???????????? Nuk ka rini pa sport dhe as sport pa rini!”, thuhet në postimin e Metës.