
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi u sulmua ditën e sotme në orën 08:50 në zonën e ish-bllokut, në momentin që kishte çuar djalin e tij të vogël në kopësht.
Autorët e sulmit ishin 3 persona, teksa një prej tyre është një futbollist në kampionatin shqiptar, më saktë në Kategorinë e Dytë me skuadrën e Tërbunit.
Romario Tabaku është një nga autorët të cilët sulmuan Sokol Mëngjesin, me futbollistin që aktualisth është akoma në kërkim. Lojtari i Tërbunit ndihmoi autorët e sulmit, duke i ndihmuar të largohen nga ngjarja me automjetin tip “Audi” me targa “Ab 696 JT”.
Tabaku është pjesë e skuadrës së Tërbunit të Pukës, me mesfushorin që më parë ka qenë pjesë e skuadrave të moshave të Dinamos dhe Partizanit.
Kujtojmë që ngjarja e sotme ndodhi për shkak se Sokol Mëngjesi kishte fituar gjyqin për pronën e një familjeje në Tiranë. Por Mëngjesi hasi vështirësi, pasi familja nuk kishte pranuar që të shlyente detyrimet ndaj avokatit.
