
Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka publikuar autobiografinë e tij. Ai tregon aty momentet më pikante të karrierës së ti dhe se si u bë i njohur në futbollin jashtë vendit.
Kjo autobiografi e Vatës titullohet “Futbolli, liria dhe parajsa! Historia ime”. 55-vjeçari i cili pati një karrierë të gjatë, ku disa vite i kaloi me fanellën e Celtic në Skoci, aty ku bëri dhe më shumë emër në botën e futbollit. Gjithashtu, Vata ishte një arsye se pse disa shqiptarë u bënë tifozë të Celtic në vitet 1992-1996, një ndër to edhe ish-presidenti, Ilir Meta.
Ky i fundit ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale pikërisht për autobiografinë e Rudi Vatës. Ai thotë se ishte Vata ai që e lidhi fort me skuadrën e Celtic.
“I paduruar për të lexuar librin me kujtime të kapitenit dhe legjendës së Ekipit Kombëtar. Rudi Vata, këtij emri të madh të futbollit tonë por edhe atij skocez, që më bëri fans dhe më lidhi fort me skuadrën time të preferuar Celtic FC”, shkruan Meta.