Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zogovic “qan” pikët ndaj Tiranës: Ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë, Vllaznia meriton më shumë se vendi i 4-të

Shkruar nga NEWSPORT
Zogovic “qan” pikët ndaj Tiranës: Ishte një nga

Vllaznia do të luajë nesër sfidën e javës së 17-të ndaj Egnatias në shtëpi. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 16:45, ndërsa shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikëshin. Ditën e sotme në krah të trajnerit Brdaric, ishte edhe portieri Bojan Zogovic i cili u shpreh:

Ju vjen keq që nuk fituat ndaj Tiranës? “Është për të ardhur keq që nuk fituam 3 pikë ndaj Tiranës pasi ishte një nga ndeshjet më të mirë që kemi bërë. Të gjithë punuan mirë në atë ndeshje dhe mungoi vetëm goli, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm e besoj se mundi do të na shpërblehet”.

Porta? “E falenderoj Qarrin për paraqitjen që bëri ndaj Kukësit, është një djal që ka talent dhe shumë të ardhme”.

3 pikëshi detyrim ndaj Egnatias? “Ne jemi në ndjekje të vendeve të para dhe duhet ta fitojmë ndeshjen nesër pasi synojmë të arrijmë vendet e para. Duhet të jemi shumë të disiplinuar, kampionati është ende i gjatë, por nesër është një mundësi e mirë për të marrë fitoren”.

Vendi i 4-të? “Kemi merituar më shumë pikë, por realiteti është që jemi në vendin e 4-të. Duhet të përqendrohemi në të tashmën pasi kemi kohë për të menduar se ku do të jemi në renditje”.

Sezoni i dytë me Vllazninë, cili skuadër është e mirë? “Disa lojtarë janë larguar, disa janë afruar. Kur bëmë analizën për ndeshjen ndaj Tiranës, pamë që ne jemi të aftë të përballemi me ta, të luajmë më mirë se ata. Na duhet vetëm që të gjuajmë drejt portës për të shënuar dhe pastaj do të arrijmë synimet tona”, u shpreh Zogovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga