Vedat Muriqi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Lazios, pasi sulmuesi 28 vjeçar ka arritur marrëveshjen me ekipin e Mallorca për shifrën e 9.3 milionë eurove. Pas sezonit të shkuar në La Liga, ekipi i Mallorcas duket që është e bindur për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës për të vazhduar akoma së bashku, këtë herë duke blerë kartonin e lojtarit nga Lazio.
Muriqi ishte pjesë e ekipit të Mallorca që nga janari i sezonit 2021-2022, pasi u largua në formë huazimi për të pasur më tepër minuta në dispozicion. Sulmuesi kosovar arriti të zhvillonte 16 ndeshje duke gjetur rrugën e rrjetës 5 herë dhe asistojë në 3 raste. Këto statistika kanë impresionuar stafin e ekipit spanjoll.