
Vedat Muriqi mund të largohet nga Mallorca. Sulmuesi i njohur ka shkëlqyer në Spanjë duke arritur të shënojë plot 16 gola dhe 4 asiste në gjitha kompeticionet. Megjithatë mediet turke bëjnë me dije se 29-vjeçari mund të largohet nga La Liga për të provuar një aventurë të re.
Raportohet se “Pirati” ka zgjedhur skuadrën e re. Madje thuhet se ai mund të transferohet në Turqi që javën e ardhshme. Gjasat janë që Muriqi të kalojë te Galatasaray. Megjithatë ende nuk ka diçka zyrtare.
Largimi i Mauro Icardit ka bërë që turqit të vihen në lëvizje për zëvendësuesin e tij. Kësisoj Muriqi shihet si i duhur për të plotësuar hendekun e krijuar. Siç shkruhet, Galatasaray mund të paguajë 10 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me Muriqin, që në edicionin e fundit shkëlqeu në Spanjë.