Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Vedat MURIQI drejt Anglisë, 28 milion euro për sulmuesin e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Vedat MURIQI drejt Anglisë, 28 milion euro për sulmuesin e

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të kërkuar të kampionatit turk. Sulmuesi i Fenerbahçe ka shkëlqyer këtë sezon, duke bërë që shumë klube të vihen pas tij. 27 vjeçari është një titullar i padiskutuar te gjiganti turk, aqsa këtë sezon ka zhvilluar 18 takime duke shënuar 12 gola. Tottenham ka shprehur dëshirën për ta pasur në ekip, teksa së fundmi mësohet se një tjetër klub i Premier Ligës ka bërë ofertë për dardanin.

Burnley ka ofruar 28 milion euro dhe sipas së përditshmes "Millyet", kjo mund të jetë lëvizja më e shtrenjtë nga kampionati turk këtë janar. Raportohet se Fenerbahçe kërkon më tepër se 28 milion euro, ndërsa të shuma janë klubet angleze që kërkojnë shërbimet e shtatëlartit. Chelsea, United, Tottenham dhe së fundmi Burnley janë vënë pas Vedat Muriqit, me Fenerbahçe që duhet të dorëzohet përpara këtyre kërkesave.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga