Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vdekja e futbollistit të Egnatias, Braçe: Kuptuam sa mbrapa jemi në mjekësi

Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e futbollistit të Egnatias, Braçe: Kuptuam sa mbrapa jemi

Vdekja e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena, vazhdon të shkaktojë reagime të shumta nëse 28-vjeçari  mund të ishte shpëtuar. Sulmuesi ndërroi jetë të shtunën e 11 nëntorit pas atakut kardiak që pësoi në fushën e blertë.

Një reagim ka ardhur këtë mëngjes nga deputeti i Ps, Erion Braçe i cili i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe ministres Manastirliu se duhet të hartohet një protokoll mjekësor për sportin dhe se asnjë fëmijë nuk duhet të prekë fushën e sportit pa ju nënshtruar kontrolleve sportive.

‘’Na duhet një protokoll mjekësor për sportin, mjafton të shkojmë në Itali e ta marrim. Nuk kemi as specializim në Universitetin e Mjekësisë, zero ekip në mjekësi për sportin’’. – ka thënë Braçe.

Gjithashtu deputeti i Ps tha se nuk beson tek federata sportive, pasi po përpiqen ta lenë fajin vetëm tek viktima dhe nuk marrin asnjë përgjegjësi mbi vdekjen tragjike të futbollistit.

Thirrja e Braçes për Manastirliun vazhdon duke i kërkuar impanimin e rregullave, pasi sipas tij këto dy ditët e fundit kuptuam se nuk Shqipëria nuk ka mjekësi sportive dhe se nëse do zbatoheshin masat e UEFA, Dwamena nuk do kishte vdekur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga