Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vdekja e Diego Armando Maradonës, tetë persona nën akuzë

Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e Diego Armando Maradonës, tetë persona nën akuzë

Diego Armando Maradona u nda nga jeta afro 1 vit e gjysmë më parë. Legjenda argjentinase u gjet pa jetë në banesën e tij. Kur ka kaluar shumë kohë prej nëntorit të vitit 2020, prokuroria ka nisur hetimet për tetë persona të cilët do të gjykohen për vrasje të qëllimshme.

Vdekja e 60-vjeçarit ka ardhur si pasojë e “mosveprimeve” të atyre që po e mjekonin, të cilët e kishin braktisur “në fatin e tij” gjatë qëndrimit në shtëpi.  Kjo është teza e prokurorëve të ngarkuar me hetimin e vdekjes së Pibe de Oro, tezë e pranuar të mërkurën nga gjyqtari i garancisë në Tigre, Orlando Diaz, i cili ka vendosur të padisë tetë persona, raporton Ansa.

Tetë punonjës shëndetësorë do të gjykohen për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese, në përfundim të hetimeve për vdekjen e Diego Maradonës, e cila ndodhi si pasojë e një ataku kardiak. Një gjykatës në San Isidro urdhëroi ngritjen e aktakuzës për të tetë personat, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, psikiatren Agustina Cosachov dhe psikologun Carlos Diaz, plus disa infermierë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga