Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Vazhdojnë punimet në stadiumin e bardhebluve, pritet që UEFA të pranojë të luhen takime ndërkombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
Vazhdojnë punimet në stadiumin e bardhebluve, pritet që UEFA

Mbrëmë, në emisionin “Sporti” në KTV, është diskutuar lidhur me punimet që po zhvillohen në stadiumin e Prishtinës, për të bërë të mundur dhe lejimin e takimeve ndërkombëtare. Drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj,ka theksuar, se punimet pritet të mbarojnë në muajt korrik-gusht.

“Mendoj se projekti po implementohet gjithçka me dinamikë të rregullt dhe me rekomandime të UEFA-s është riprojektuar plani sipas kategorisë së katërt. Ne kemi plotësuar të gjitha vërejtjet dhe kërkesat nga UEFA. Me kompanitë rregulluese kemi bërë që të përfundojmë punët në një plan dinamik në korrik-gusht. Kemi garanci që do të pranohet stadiumi në kategorinë e katërt të UEFA-s. Rekomandimet e tyre na kanë jep shpresë që projekti do të pranohet dhe ndeshjet ndërkombëtare do të lejohen të zhvillohen në Prishtinë”, mësohet të ketë thënë Alaj.

I ftuar në emision ka qenë dhe Bekim Haxhiu, ish-nënkryetar i FFK-së, i cili ka thënë se punimet në këtë impiant po neglizhohen dhe kjo gjë për ndodh me qëllim.

“Kemi pas mungesë të një debati publik. Kjo është keq sepse ne jemi shumë prapa. Ne do të kemi stadium me gola rreth 20 metra larg nga tribunat, ndërsa e shohim Europën ndryshe. Mua do të më vinte marre të shkoja të shikoja lojën si vendas në një shtet tjetër”, ka thënë Haxhiu.

Në emision ka qenë dhe ftuar dhe pronari i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi, i cili ka kritikuar politikën për vonesë në investime në sport.

“Janë dashur 16 vjet të kalojnë që të kemi një nisje për stadium. Kemi projektues që janë pothuajse ndërtues, jo arkitektë të licencuar për stadiume”, ka thënë pronari i klubit të futbollit Prishtina.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga