
Inter vijon të mbetet në dilemë për pjesëmarrjen ose jo në "Florida Cup".
Skuadra zikaltër po trembet shumë nga përhapja e madhe e variantit Delta të Covid-19, duke menduar seriozisht anullimin e marrjes pjesë.
Shumë zëra thonë që Inter e ka refuzuar një gjë të tillë dhe do vijojë përgatitjet në Milano. Megjithatë, këtë e hedh poshtë media italiane, "Calciomercato.com".
Duke iu referuar këtyre burimeve, Inter i trembet mundësisë për tu gjobitur nga organizatorët e turneut dhe për këtë i duhet të marrë pjesë.
Inter po studion një formulë për të sjellë sa më pak lojtarë në Shtetet e Bashkuara dhe për të kufizuar sa më shumë të jetë e mundur numrin e atyre që janë të pranishëm në kontakt me grupin e ekipit. Një sfidë e komplikuar edhe për tu konceptuar.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, Vecino, Vidal dhe Sanchez që kthehen nga Copa America do të bashkohen me grupin, gjithashtu edhe Lukaku, i cili po stërvitet në Miami. Të fundit për të kthyer Barella, Bastoni dhe Lautaro Martinez.
Muaj më parë janë nënshkruar kontratat e sponsorizimit dhe Inter po përballej me humbje e gjoba të majme. Inter pritet të përballet me Arsenalin, e njërën mes Everton ose Millionarios me turneun e programuar për të nisur më 25 korrik.