
Ceremonia e djeshme për dhënie e "Topit të Artë" nuk ishte e lehtë për këdo. Ylii i Juventus dhe kombëtares portugeze, Kristiano Ronaldo vendosi të mos merrte pjesë në Paris, dukshëm në shënjë proteste për fituesin e çmimit individual. Menjëherë pasi përfundimit të ceremonisë, i pyetur për mungesën e Ronaldos, Van Dijk u shpreh: Pse ishte edhe ai rival?
I menjëhershëm ishte reagimi i Katia Aveiro, motra e Ronaldo që iu kundërvu mbrojtësit hollandez duke shkruar në rrjetet sociale. "Mendoj se disa njerëz jetojnë të irrituar dhe jashtë realitetit. I dashur Virgill cfarë flet? Kristiano ka luajtur aty ku jeni ju dhe ka fituar, gjë që ju nuk po e bëni. Ai ishte edhe golashënues në Angli dhe kudo shkon ngre lart trofe. Mos harro që ai të mundi në finale me Real Madridin dhe vijon të shkëlqejë me Juventus", përfundon motra e CR7.