
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në konferencën e dhënë sot për mediat, përpara ndeshjes në Champions League ndaj Interit nesër mbrëma, është shprehur se zikaltërit këtë sezon janë një skuadër ndryshe.
"Interi ka ndryshuar shumë. Si lojtarët, po ashtu edhe trajneri. Ata kanë një nisje spektakolare të kampionatit dhe për këtë ne nuk presim një ndeshje të lehtë. Në krahasim me një vit më parë, ky është një Inter tjetër", është shprehur tekniku.
Poll