Programet e ndryshme që provojnë njerëzit në kërkim të një trupi sa më të përsosur janë të shumta.
Disa ndjekin palestrën, disa sporte të ndryshme por e veçanta e Yogas është se ju ndihmon që të keni një trup të shëndoshë në një mëndje të shëndoshë.
1/ Përmirëson fleksibilitetin tuaj
Të bëhesh më fleksibël është një nga përfitimet e ushtrimit të Yogas
Mos u çudisni që në pak kohë të jeni në gjëndje të bëni urën, të arrini të prekni gishtërinjtë e këmbëve dhe me kalimin e kohës të çlironi muskujt tuaj.
2/ Forcon muskujt
Muskujt e fortë jane një arritje e rëndësishmë pasi na bëjnë edhe më rezistente. Me Yogan mund të përfitoni fleksibilitet dhe muskuj të fortë. Shtimi i peshave në ushtrimin e Yogas është e rekomandueshme.
3/ Perfeksionon qëndrimin tuaj
Duke praktikuar ushtrimet e Yogas mund të përmirsoni qëndrimin e shtyllës kurrizore dhe të kokës. KJo do të sjellë çlirim të muskujve dhe qendrim drejt e korrekt.
4/ Mënjanon shëmbjen e kërcinjve dhe nyjeve
Çdo herë që ju praktikoni yoga, ju i levizni nyjet e trupit tuaj ne maksimumin e mundshem qe ato mund te levizin. Qofshin ato levizje rrethore apo vertikal/horizontal. Kto lloj levizjesh ndihmojnë në parandalimin e artritit degjenerativ ose zbusin paaftësine e kercinjeve(cartilage) me se shumti ne gju dhe ne brryl qe normalisht nuk perdoren.
5/ Mbron shtyllën kurrizore
Disku ndervertebral i shtylles kurrizore ka funskion amortizimi mes rruazave te shtylles që mund shtypin nervat ne mungese te tij dhe te vdesin nervat ose te shkaktojne dhimbje te medha. Levizjet e Yogas si dhe fizioterapia jane metodat e vetme per te mbrojtur shtyllen kurrizore. Disa levizje te keshillueshme jane shtriqje perte kapur gishterinjte e kembeve si dhe perkulje nga mbrapa ne formen e ures.
