Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Urim emocionues nga portieri i KOMBËTARES, talenti kurbinas përmbledh vitin: Çuna po mbyllet

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Urim emocionues nga portieri i KOMBËTARES, talenti kurbinas

Gentian Selmani ka bërë një urim emocionues në rrjetet sociale, ku shfaqet me të gjithë skuadrën e Laçit.

Portieri i kombëtares së Shpresave përmbledh me pak fjalë të gjithë atë që ka kaluar me ekipin kurbinas. Sipas tij, viti 2018-të ishte mjaft emocionues që kishte brenda momentet e bukura, por edhe ato të këqija.

"Çuna, 2018-ta po mbyllet. Ishte një vit plot emocione. Kemi kaluar momente të bukura dhe të këqija, por e rëndësishme ka qenë që kemi ditur të ringrihemi dhe të jemi gjithmonë të bashkuar për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të dhënë më të mirën.

Shpresoj që viti 2019 të jetë edhe më i mbarë se ky vit që po lëmë pas, i cili ishte i suksesshëm për ne dhe të vazhdojë ky vit i ri me performanca edhe më të mira. Së bashku ia dalim. Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2019", shkruan Selmani.

[gallery size="full" columns="1" ids="313527"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga