Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Urdhëri i prerë i ETO’O, kombëtarja U-17 e Kamerunit drejt shkrirjes

Shkruar nga NEWSPORT
E pabesueshme ajo që po ndodh me kombëtare e Kamerunit. Nga 30 lojtarë që janë në listën e kombëtares për kualifikueset e Kupës së Afrikës, vetëm 9 prej tyre ia kanë dalë të kalojnë testet e moshës, që do të thotë 21 lojtarë kanë gënjyer sa i takon moshës së tyre. Testimi për të zbuluar edhe moshën e vërtetë të futbollistëve ishte një urdhër i prerë nga Presidenti i Federatës së Kamerunit, Samule Eto’o, teksa tashmë skandali po përhapet më shpejtësi. 30 lojtarë u thirrën dhe iu kërkua të bënin një skanim MRI të kyçit të dorës, duke analizuar pjekurinë dhe rritjen e eshtrave. Megjithatë, vetëm nëntë u konsideruan të kualifikuar për të luajtur pasi 70 për qind e lojtarëve nuk kaluan testin. Federata e Kamerunit më pas lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “u ndërmorën menjëherë hapat” për të gjetur lojtarët zëvendësues.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga