Manchester United prej kohësh tashmë shtë në ndjekje të një sulmuesi “9”. “Djajtë e kuq” duan një bomber golash, i cili të marrë përsipër edhe fatet e skuadrës. Në listën e Erik Ten Hag nuk janë vetëm Victor Osimhen dhe Harry Kanë. Edhe sulmuesi i Benficas, Goncalo Ramos është kthyer në prioritet për anglezët.
Drejtuesit kërkojnë transferimin e portugezit në “Old Trafford”. Këtë sezon talenti i Portugalizë ka arritur të shënojë 25 gola në 44 ndeshje, ndërsa ka dhuruar edhe 5 asiste. Presidenti Rui Costa duket se i ka “synimet” e qarta dhe nuk kërkon më pak se 70 milionë euro për 21-vjeçarin, shifër kjo që mund të shkojë deri në 100 milionë nesë klube të tjera futen në “garë”.
Poll